Mirësevini në faqen e produkteve të DATECH. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri produktesh të cilat përfaqësojnë më të mirën në:
-
Kompjuterizimin e plotë të aktivitetit financiar në institucione/ente publike apo kompani private
-
Fushën e aplikacioneve të regjistrimit të burimeve njerëzore dhe llogaritjeve automatike të të gjitha listë pagesave
-
Regjistrimin/administrimin e gjendjes së artikujve, inventarëve dhe vlerave si dhe marrëdhënieve me të tretët
-
Konsultimit me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në arkivën dixhitale të Legjislacionit Shqiptar
Meqenese kontrollet tona të cilësisë janë të larta, ne kemi vendosur të ofrojmë vetëm prodhime të një shkalle të lartë të programeve aplikative në tregun e Teknologjisë së Informacionit. Qëllimi ynë është që gjithmonë të prodhojmë dhe të dorëzojmë tek Ju më të mirën në sistemet e informacionit. Për ne, kënaqësia juaj ka rëndësi shumë të lartë. Më poshtë tregohet një listë e programeve që ne prodhojmë dhe shesim.
![]() |
E-PersE-Pers [Administrimi i Burimeve Njerezore] është një program i cili ka për qëllim të menaxhojë informacionin e pergjithshem dhe kualifikimet mbi personelin e një institucioni si dhe te ndihmoje stafin e menaxhimit te burimeve njerezore ne marrjen e vendimeve perkatese. |

E-Pers
E-Pers [Administrimi i Burimeve Njerezore] është një program i cili ka për qëllim të menaxhojë informacionin e pergjithshem dhe kualifikimet mbi personelin e një institucioni si dhe te ndihmoje stafin e menaxhimit te burimeve njerezore ne marrjen e vendimeve perkatese.
Ky produkt eshte kryesisht i pershtatshem per institucionet ose kompanite te cilet kane ne organiken e tyre nje numer te madh punonjesish, ose kane nje shperndarje te gjere territoriale. E-Pers eshte konceptuar te funksionoje me efekt te plote ne shume fusha te administrates publike si: Sistemi Shendetesor, Sistemi Arsimor, etj. Disa nga specialistet me te mire ne fushen e administrimit te burimeve njerezore kane dhene opinionet e tyre pozitive se, E-Pers eshte nje zgjedhje e arrire i cili ofrohet per institucionet shteterore ose per kompani me shtrirje te medha gjeografike, ne fillimin e punes per zhvillimin e nje Sistemi te Kompjuterizuar per Administrimin e Burimeve Njerezore.
Hollesi teknike dhe te ndryshme:
Sistemi perdor rregulla strikte ne regjistrimin dhe ndryshimin e struktures se institucionit. Vetem perdoruesit e specializuar mund te krijojne dhe te ndryshojne te dhenat per hierarkine dhe funksionet ne departamente te ndryshme. Kjo strukture organizimi eshte e kodifikuar dhe sherben si reference per ruajtjen dhe ndryshimin e te gjithe informacionit.
Nje nga veçorite dalluese te ketij sistemi eshte aftesia per te grupuar dhe organizuar strukturat standarte te departamenteve dhe te funksioneve sipas kritereve te ndryshme. Kjo mundesi ofron raportimin ne menyra te ndryshme e kapaciteteve te sistemit duke perdorur grupe te krijuara nga vete perdoruesi.
Çdo punonjes regjistrohet dhe kodifikohet ne baze te struktures organizative ku ai ben pjese, duke krijuar ne kete menyre nje lidhje te ngushte "person - strukture" e cila lehteson kerkimet e metejshme ne bazen e te dhenave. Sistemi krijon mundesine e regjistrimit dhe ruajtjes pjesore te te dhenave, duke lejuar ne kete menyre regjistrimin dhe plotesimin e metejshem te dosjes elektronik te personit. Te dhenat per personelin jane te ndara sipas disa grupimeve qe jane: te dhena te pergjithshme, te dhena per arsimin baze, kualifikime te metejshme, eksperienca ne pune, etj. Informacioni i mesiperm eshte fleksibel pasi perdoruesi mund te shtoje, modifikoje ose te fshij te dhena ne baze te kerkesave ose nevojave te ndryshme per krijimin e statistikave dhe formave te ndryshme te raportimit.
Sistemi ofron mundesine e kontrollit dhe te vleresimit te personelit klasifikuar sipas te gjitha strukturave organizative. Standartet mund te percaktohen dhe te regjistrohen ne menyre periodike ne sistem ne menyre te tille qe perdoruesi ne çdo moment kohe te konsultohet me te dhenat e personelit duke pare ndryshimet midis struktures se miratuar dhe gjendjes aktuale. Ne baze te kapaciteteve te mesiperme te raportimit, Menaxheret e Burimeve Njerezore ne nivel Qendror ose Lokal mund te krijojne strategji, politika dhe plane veprimi per permiresime te metejshme.
Menyrat e ndryshme te kerkimit ne bazen e te dhenave dhe te raportimit te rezultateve te dala jane disa nga elementet me domethenes te ketij sistemi. Perdoruesit mund te kryejne kerkime per te dhenat e hedhura duke u bazuar mbi informacionet e grupimeve te ndryshme. Raportimi perfshin pamjen e informacioneve te regjistruara duke u bazuar ne kriteret e paracaktuara dhe krahasimin e tyre sipas Struktures Organizative.
Modulet e kerkimit dhe te raportimit perdorin grupime te ndryshme te percaktuara nga perdoruesi per strukturen organizative. Sistemi gjeneron raporte te cilet i krijojne mundesi perdoruesit te krahasoje per departamente te ndryshme kualifikimet e personelit me standartet e paracaktuara.
Sistemi krijon mundesine e ruajtjes se informacioneve mbi departamentet ne sasi te specifikuara. Ne sistem egziston nje modul special i cili mundeson Eksportimin ose Importimin e te dhenave nga baza e te dhenave. Kjo mundesi lejon mbledhjen ne menyre te shpejte dhe te sakte te informacioneve te regjistruara ne departamente te ndryshme ne nje baze te dhenash kryesore ose te vetme.
Nje nga karakteristikat me te mira te ketij sistemi eshte krijimi i mundesise per te lundruar lehtesisht ne Strukturen Organizative. Perdoruesi mund te lundroje ne nivele te ndryshme hierarkie dhe te kryeje veprime te ndryshme si: te kryeje nje regjistrimi te nje informacioni te ri, te kryeje nje kerkim ne bazen e te dhenave, te perpiloje nje raport, etj
![]() |
AlbaLexAlba Lex [Arkiva Dixhitale e Legjislacionit Shqiptar] është një program aplikativ i cili mundeson konsultimin në mënyrë të shpejte dhe komode me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të Legjislacionit Shqiptar. |

AlbaLex
Alba Lex [Arkiva Dixhitale e Legjislacionit Shqiptar] është një program aplikativ i cili mundeson konsultimin në mënyrë të shpejte dhe komode me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të Legjislacionit Shqiptar.
Programi ofron të gjithë bazën e të dhënave, me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të publikuara në Gazeten Zyrtare që nga viti 1991 e në vazhdim. Shumë nga Institucionet Zyrtare kanë marrë tashmë një numer të konsiderueshëm liçensash të programit Alba-Lex. Kompania jonë siguron rifreskimin e bazës së të dhënave të programit me Akte të reja ligjore me një çmim të arsyeshëm, pasi ato të jenë publikuar më parë në Gazeten Zyrtare.
Perveç kërkimit të plotë në tekstin e Aktit Ligjor specialistët tanë kanë kryer një punë të shkëlqyer në zhvillimin e një indeksi për kërkimin e akteve në bazën e të dhënave. Ky indeks përmban elementët më kryesorë të një Akti duke bërë të mundur kërkimin në bazën e të dhënave në mënyra të ndryshme.
Programi përmban module të ndryshme kërkimi, në të cilat informacioni për Aktet Ligjore mund të zhvillohet në disa lloj mënyrash. Përdoruesi mund të lundrojë në të gjithë bazën e të dhënave duke kërkuar me:
-
Viti i Aktit
-
Tipi i Aktit
-
Fusha e Veprimit
-
Institucioni që e ka kerkuar
Gjithashtu programi lejon një kërkim të plotë në tekst dhe me parametra të caktuar për të dhënat më kryesore.
Struktura e bazës së të dhënave krijon mundësinë e vendosjes së një marrëdhnie midis Akteve Ligjore. Kështu për çdo Akt krijohet mundësia e lidhjes me Akte të tjerë të cilët mund ta kenë ndryshuar atë, ose më Akte të cilët mund të jenë ndryshuar nga Akti i zgjedhur. Përdoruesit i jepet mundesia të evidentojë në çdo moment statusin e secilit Akt në strukturën në formë peme. Menjëherë pasi perdoruesi ka evidentuar Aktin Ligjor të kërkuar ai mund ta shikojë atë në të njëjtën mënyrë siç është shprehur në Gazeten Zyrtare. Prej ketu përdoruesi mund të shohë të gjitha ndryshimet që mund të ketë pësuar Akti i zgjedhur ose mund të punojë mbi tekstin e tij (të kopjojë ose të presë një pjesë të tij, ose të gjithin, por pa patur mundësi për ta ndryshuar).
Administrimi FinanciarAdministrimi Financiar është një sistem i kompjuterizuar financiar i cili shërben për të mbajtur në mënyrë elektronike të gjithë aktivitetin financiar të një institucioni ose enti shtetëror, ose të kompanive private. |
Administrimi Financiar
Administrimi Financiar është një sistem i kompjuterizuar financiar i cili shërben për të mbajtur në mënyrë elektronike të gjithë aktivitetin financiar të një institucioni ose enti shtetëror, ose të kompanive private.
Nëpërmjet performancës së tij të lartë, ai është i projektuar:
-
të mënjanojë një pjesë të kostos operacionale dhe të përpjekjeve manuale dhe të bëhet menaxhues i dokumentacionit në një ambient elektronik
-
të përmirësojë proceset tuaja financiare dhe të pozicionojë rezervat tuaja për tu shfrytëzuar në fusha të tjera të dobishme
-
të vendosë standarte në ruajtjen e të dhënave, përpunimin dhe nxerrjen e raporteve për të gjithë punonjësit ose departamentet
-
të përmirësojë cilësinë e kontrolleve mbi të dhënat financiare
-
të sigurojë sa më shumë informacion të dobishëm dhe në kohën e duhur për të siguruar vendimmarrje dhe planifikim të saktë
Në mënyrë më të hollësishme ky program përmban si më poshtë:
-
Modulin e Regjistrimeve Fillestare
-
Modulin e Menaxhimit të Mjeteve Monetare
-
Modulin e Menaxhimi të Llogarive Bankare
-
Modulin e Administrimit të Magazinave
-
Modulin e të Ardhurave
-
Modulin e Shpenzimeve
-
Module të Ndryshme Statistikore
-
Modulin e Mbylljeve të Veprimeve
-
Modulin Final për nxjerrjen e Pasqyrave Financiare
Programi është krijuar dhe operon në bazë të Sistemit Legjislativ Shqiptar për Financat dhe të gjitha akteve të tjera nënligjore. Ky produkt ofron për përdoruesit dy versione për sektorin shtetëror dhe atë privat. Programi është instaluar dhe funksionon në mënyrë perfekte në shumë institucione shtetërore dhe kompani private. Ai ka një shkallë të lartë fleksibiliteti në konfigurimin e tij, duke qenë në këte mënyrë, në gjendje të përgjigjet për shumë nga nevojat e përdoruesëve. Më poshtë tregohet një listë ku ky program funksionon tashmë:
Sektori Publik
1. Ministria e Shëndetësisë
2. Ministria e Arsimit
3. Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë
4. Garda e Republikës
5. Drejtoria e Shërbimit Trupit Diplomatik
6. Spitali Obstetrik Gjinekologjik
7. Spitali Rajonal, Durrës
Sektori Privat
1. F.B.S (Përfaqësues zyrtar i NEC në Shqipëri)
2. Nikolla Electronic (Përfaqësues zyrtar i SANYO në Shqipëri)
3. ABA
4. IMI Farma
5. BNT Electronics (Përfaqësues zyrtar i TOSHIBA dhe FUJITSU SIEMENS në Shqipëri)
Ky sistem shërben për të administruar të gjithë aktivitetin fianciar në mënyrë të hollësishme dhe të dokumentuar nga fillimi i periudhës fiskale deri në përfundim të saj. Sistemi ka të implementuar nje llogjikë të fortë dhe të sigurtë e cila nuk lejon përdoruesin të kryejë asnjë veprim financiar pa dokuementin përkatës.
Sistemi kryen procesin e kontrollit të hyrjes së inputeve, i cili lejon regjistrimin në bazën e të dhënave, të të gjitha të dhënave të paracaktuara sipas llojit, tipit dhe formatit. Të gjitha llojet e të dhënave mund të hidhen vetëm 1 herë. Sistemi ka të inkorporuar logjikën e programuar të biznesit, si dhe në bazën e të dhënave rregulla të përcaktuara, për të garantuar sigurinë dhe paprekshmërinë e të dhënave.
Sistemi memorizon të gjitha shkallët e regjistrimeve për një transaksion nga fillimi i regjistrimit deri në përfundimin e tij. Rezultatet e transaksioneve të kryera reflektohen në mënyrë të menjëherëshme në nxjerrjen e bilanceve paraprake si edhe në të gjitha pasqyrat e tjera financiare. Ai nuk lejon modifikim, kthimin mbrapsht, fshirjen dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër në të gjitha veprimet e regjistruara. Të gjitha korrektimet e nevojshme mund të kryhen vetëm në mënyrë të dokumentuar. Sistemi mundëson shfaqjen e mesazheve dhe të paralajmërimeve në kohë dhe me informacionin e duhur përkatës në çdo moment të kryerjes së transaksioneve.
Programi "Administrimi Financiar" i siguron përdoruesit shumë informacione të strukturuara siç mund të jenë tabela e Formatit të Llogarive sipas Planit të Përgjithshëm Kontabël të Shqipërisë si dhe një listë të dokumentave të cilat përdoren dhe kërkohen sipas Legjislacionit Financiar Shqiptar, duke e ndihmuar atë të përdorë programin sipas nevojave që kërkon ushtrimi i biznesit të tij. Të gjithë këta elementë mund të jenë të ndryshueshëm në një kohë të ardhme, në bazë të ndryshimeve që mund të ndodhin në Legjislacionin Shqiptar. Gjithashtu ky sistem mundëson përgatitjen e buxhetit duke kryer modifikime dhe kontrolle nëpërmjet një ndërfaqe që siguron të dhëna nga Thesari.
Sistemi ka aftësi të larta në përgatitjen e raporteve. Përdoruesi mund të kërkojë përgatitjen e raporteve sipas kritereve të ndryshme, të cilat i ofrojnë atij një përshtatshmëri me biznesin e tij. Sistemi ofron mënyra të ndryshme raportimi, sipas grupeve të ndryshme të llogarive, elementëve kryesorë të kostove, shtime ose pakësime, "nga data" "deri në datën", si dhe raporte për libra të ndryshëm. Sistemi ka mekanizmin e kërkimit dhe të egzekutimit të çdo raporti në kohën e duhur, vetëm para ose pasi një ndryshim i mundshëm të jetë kryer.
Sistemi është i bazuar në funksione. Karakteristika të ndryshme, për përdorim informacioni ose procese të ndryshme pune me programin, mund të vendosen në çdo kohë për secilin përdorues.(në program mund të punojë edhe më shumë se 1 përdorues) Sistemi ofron mundësinë të përcaktohen të drejtat të ndryshme çdo përdorues si hyrja/ shikimi/ ndryshimi i të dhënave të regjistruara.
Për më shumë informacione rreth Tarifave dhe menyrave te Liçensimit ju lutem na kontaktoni, ose na shkruani nëpërmjet postës elektronike në adresën info@datech-soft.com
Sistemi i Administrimit te PagaveSistemi i Administrimit te Pagave është një program aplikativ i cili mundëson menaxhimin e maredhënieve financiare midis të punësuarve dhe punëdhënësve ose sistemi për menaxhimin e pagave për punonjësit.Ky program aplikativ është i përshtatur si për institucionet shtetërore ashtu edhe për kompanitë private. Sistemi është tashmë i implementuar në disa struktura shtetërore si në Ministrinë e Shëndetësise dhe Ministrinë e Shkencave. Ne jemi duke punuar për të përmirësuar performancën e tij në bazë të informacioneve dhe reagimieve të ndryshme të përdoruesve. |
Sistemi i Administrimit te Pagave
Sistemi i Administrimit te Pagave është një program aplikativ i cili mundëson menaxhimin e maredhënieve financiare midis të punësuarve dhe punëdhënësve ose sistemi për menaxhimin e pagave për punonjësit.Ky program aplikativ është i përshtatur si për institucionet shtetërore ashtu edhe për kompanitë private. Sistemi është tashmë i implementuar në disa struktura shtetërore si në Ministrinë e Shëndetësise dhe Ministrinë e Shkencave. Ne jemi duke punuar për të përmirësuar performancën e tij në bazë të informacioneve dhe reagimieve të ndryshme të përdoruesve.
Sistemi bazohet në Legjislacionin Shqiptar për Financën dhe për Shërbimin Publik. Të gjitha proceset e punës zhvillohen në bazë të dokumentacionit paraprak të aprovuar dhe në bazë të praktikave të ndryshme financiare. Sistemi mundëson menaxhimin ose kombinacione të ndryshme të menaxhimit të të dhënave të regjistruara për punonjësit me të dhënat standart të Institutit të Kompesimeve. Sistemi është fleksibël dhe në qoftë se është e nevojshme lejon mundesinë e ndryshimit të të dhënave referuese të regjistruara më parë.
Nëpërmjet SAP përdoruesi mund të kryej një planifikim në mënyrën më të mirë të mundur për burimet njerëzore dhe shpenzimet përkatëse, mund të regjistrojë prezencën e secilit punonjës në punë, mund të menaxhojë regjistrimet financiare me Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore ose taksat e ndryshme institucionale, mund të përmirësojë procesin e menaxhimit të pagave dhe të listë pagesave, etj.
Në sistem regjistrohen të gjitha të dhënat referuese të cilat nevojiten në procesin e kalkulimit të pagave si ditët e punës gjatë një jave, orët e punës në javë, paga minimale dhe maksimale, kontributi për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimi mbi të Ardhurat, bonuset e ndryshme, puna gjatë ditëve të pushimit, etj.
Në fillimin e punës për regjistrimet e listë pagesës informacioni për secilin punonjës kalon nëpërmjet një procesi të paracaktuar në të cilin informacioni i përgjithshëm mbi punonjësit dhe informacioni mbi të ardhurat (paga dhe të ardhurat e tjera) regjistrohen dhe lidhen me llogaritë përkatëse të Planit të Përgjithshëm Kontabël të Llogarive. Në veprimet e ndryshme për hapjen dhe mbylljen e listë pagesës të gjitha llogaritë përkatëse preken automatikisht nga programi.
Proceset e pranimit në punë, ndryshimit të pozicionit ose largimet nga puna menaxhohen nëpërmjet dokumentacionit përkatës. Secili nga këto procese në mënyrë automatike ndikon në statusin e listë pagesave. Sistemi i krijon mundësinë përdoruesit të nisë, kontrollojë ose të mbyllë procesin e përgatitjes së listë pagesës. Në një modul të caktuar programi i krijon mundësinë supervizorit të punës të regjistrojë çdo të dhënë mbi prezencën e punonjesve në punë.
Në sistem, listë pagesat në mënyrë të pavarur mund të shikohen si:
-
listë pagesa për pagat
-
listë pagesa për të ardhura të tjera
-
listë pagesa e bonuseve
-
listë pagesa e lejeve
Sistemi ruan të gjitha listë pagesat e krijuara të cilat mund të shikohen dhe mund të printohen në momente të ndryshme kohe. Një modul i veçantë mundëson dhënien e informacioneve të ndryshme, në formën e raporteve, në lidhje me personelin, pagat dhe të dhëna të tjera të përpunuara, të cilat ndihmojnë në vendimarrje.
Për më shumë informacione rreth Tarifave dhe menyrave te Liçensimit ju lutem na kontaktoni, ose na shkruani nëpërmjet postës elektronike në adresën info@datech-soft.com
![]() |
E-StoreE-Store [Administrimi i Magazinave] eshte nje program aplikativ i pershtatur per regjistrimin, mbajtjen dhe administrimin e inventareve dhe magazinave per bizneset tregtare. |

E-Store
E-Store [Administrimi i Magazinave] eshte nje program aplikativ i pershtatur per regjistrimin, mbajtjen dhe administrimin e inventareve dhe magazinave per bizneset tregtare.
Performanca e ketij sistemi eshte e bazuar ne praktikat e meparshme financiare te lidhura me administrimin e inventareve ne magazina. Plani i Pergjithshem Kontabel i Shqiperise dhe dokumentat e ndryshem finaciare te cilat sherbejne per kryerjen e transaksioneve ne magazina, jane burimi kryesor per funksionimin e ketij programi.
Ne fillim te punes me programin, perdoruesi mund njihet me fleksibilitetin e perdorur ne konfigurimin e sistemit. Artikujt ne magazine mund te specifikohen dhe te grupohen duke u bazuar ne karakteristikat e tyre kryesore. Magazinat mund te regjistrohen dhe te menaxhohen ne menyre te ndare dhe te pavarur, si aktivitete te ndryshme dhe perdoruesi eshte i lire te zgjedhe llogarite per regjistrimet e ndryshme financiare ne baze te tipit te aktivitetit qe ushtrohet. Gjithashtu sistemi mundeson regjistrimin e informacionit per te tretet, informacion ky i cili mund te perdoret si reference ne transaksionet e ardheshme.
Te gjitha transaksionet e kryera nga sistemi manaxhohen ne baze te dokumentave financiare. Sistemi ka te perfshire nje sistem gjurmimi i cili paralajmeron perdoruesin mbi te gjitha llojet e gabimeve te cilat mund te ndodhin gjate procesit te punes. Sistemi ka te integruar dhe bazohet mbi nje llogjike te forte dhe strikte ne kryerjen e biznesit, e cila detyron perdoruesin te ndjeke te gjitha hapat e paracaktuar per çdo transaksion.
Sistemi kryen kontrolle mbi te dhenat e hedhura duke kerkuar per, regjistrime te sakta ne rradhen e hedhjes se te dhenave, tipin e te dhenave dhe formatin e duhur. Nje modul specifik mundeson regjistrimit te kodit personal te artikullit. Menjehere pasi te regjistrohet informacioni mbi nje artikull, ai mund te menaxhohet nepermjet kodit te tij personal. Ne llogjiken e programit jane te integruar disa mekanizma ndihmes te cile mundesojne shmangien e gabimeve gjate transaksioneve te ndryshme.
I gjithe dokumentacioni regjistrohet, ruhet dhe gjenerohet nga sistemi. Gjate punes sistemi kryen nje seri me procese te automatizuara, te cilat mundesojne nje zhvillim te lehte dhe me komfort te punes nga perdoruesi. Proceset e hyrjeve dhe te daljeve nga magazina ne te dyja rastet perfshijne edhe efektin e T.V.SH. Sistemi ne çdo moment kryen llogaritjen e sasise, çmimet e hyrjeve dhe te daljeve si dhe totalet perkatese.
Sistemi ka te integruar levizjet e artikujve ne magazine me pagesat e kryera dhe te ardhurat e marra. Nje modul special i mundeson perdoruesit ne çdo kohe te kete mundesine te shikoje te dhenat e dokumentave baze mbi pagesat dhe hyrjet ne para te cilat korrespondojene me aktivitetin e kryer ne magazine. Ne çdo moment perdoruesi mund te konsultohet me dokumentat perkates te levizjeve ne magazine te cilat nuk jane te likujduara ose presin per tu likujduar, ne menyre te tille qe te mund te beje nje vleresim te sakte te situates dhe te marre vendimet e duhura.
Sistemi ofron nje numer te madh mundesish kerkimi dhe nxjerrje statistikash. Librat kryesore si, libri i magazines, libri i shitjeve dhe blerjeve si dhe statistikat perkatese mbi klientet, furnitoret, magazinat, artikujt, dokumentat e ndryshem, etj jane disa nga karakteristikat kryesore dhe dalluese qe ofron ky program.
Gjithashtu programi ofron nje tjeter mundesi lehtesuese per te gjithe subjektet tregtare te cilat jane te detyruara te dorezojne nje kopje te Librit te shitjeve dhe blerjeve prane Organeve Tatimore. Me ane te klikimit te nje butoni, perdoruesi do te kete mundesine te transferoje te dhenat perkatese mbi shitjet dhe blerjet per nje periudhe te caktuar nga programi aktual drejt programit -EXCEL- dhe ruajtjen e ketyre te dhenave ne formatin e kerkuar (CSV) nga Organet Tatimore. eshte nje program aplikativ i pershtatur per regjistrimin, mbajtjen dhe administrimin e inventareve dhe magazinave per bizneset tregtare.
Performanca e ketij sistemi eshte e bazuar ne praktikat e meparshme financiare te lidhura me administrimin e inventareve ne magazina. Plani i Pergjithshem Kontabel i Shqiperise dhe dokumentat e ndryshem finaciare te cilat sherbejne per kryerjen e transaksioneve ne magazina, jane burimi kryesor per funksionimin e ketij programi.
Ne fillim te punes me programin, perdoruesi mund njihet me fleksibilitetin e perdorur ne konfigurimin e sistemit. Artikujt ne magazine mund te specifikohen dhe te grupohen duke u bazuar ne karakteristikat e tyre kryesore. Magazinat mund te regjistrohen dhe te menaxhohen ne menyre te ndare dhe te pavarur, si aktivitete te ndryshme dhe perdoruesi eshte i lire te zgjedhe llogarite per regjistrimet e ndryshme financiare ne baze te tipit te aktivitetit qe ushtrohet. Gjithashtu sistemi mundeson regjistrimin e informacionit per te tretet, informacion ky i cili mund te perdoret si reference ne transaksionet e ardheshme.
Te gjitha transaksionet e kryera nga sistemi manaxhohen ne baze te dokumentave financiare. Sistemi ka te perfshire nje sistem gjurmimi i cili paralajmeron perdoruesin mbi te gjitha llojet e gabimeve te cilat mund te ndodhin gjate procesit te punes. Sistemi ka te integruar dhe bazohet mbi nje llogjike te forte dhe strikte ne kryerjen e biznesit, e cila detyron perdoruesin te ndjeke te gjitha hapat e paracaktuar per çdo transaksion.
Sistemi kryen kontrolle mbi te dhenat e hedhura duke kerkuar per, regjistrime te sakta ne rradhen e hedhjes se te dhenave, tipin e te dhenave dhe formatin e duhur. Nje modul specifik mundeson regjistrimit te kodit personal te artikullit. Menjehere pasi te regjistrohet informacioni mbi nje artikull, ai mund te menaxhohet nepermjet kodit te tij personal. Ne llogjiken e programit jane te integruar disa mekanizma ndihmes te cile mundesojne shmangien e gabimeve gjate transaksioneve te ndryshme.
I gjithe dokumentacioni regjistrohet, ruhet dhe gjenerohet nga sistemi. Gjate punes sistemi kryen nje seri me procese te automatizuara, te cilat mundesojne nje zhvillim te lehte dhe me komfort te punes nga perdoruesi. Proceset e hyrjeve dhe te daljeve nga magazina ne te dyja rastet perfshijne edhe efektin e T.V.SH. Sistemi ne çdo moment kryen llogaritjen e sasise, çmimet e hyrjeve dhe te daljeve si dhe totalet perkatese.
Sistemi ka te integruar levizjet e artikujve ne magazine me pagesat e kryera dhe te ardhurat e marra. Nje modul special i mundeson perdoruesit ne çdo kohe te kete mundesine te shikoje te dhenat e dokumentave baze mbi pagesat dhe hyrjet ne para te cilat korrespondojene me aktivitetin e kryer ne magazine. Ne çdo moment perdoruesi mund te konsultohet me dokumentat perkates te levizjeve ne magazine te cilat nuk jane te likujduara ose presin per tu likujduar, ne menyre te tille qe te mund te beje nje vleresim te sakte te situates dhe te marre vendimet e duhura.
Sistemi ofron nje numer te madh mundesish kerkimi dhe nxjerrje statistikash. Librat kryesore si, libri i magazines, libri i shitjeve dhe blerjeve si dhe statistikat perkatese mbi klientet, furnitoret, magazinat, artikujt, dokumentat e ndryshem, etj jane disa nga karakteristikat kryesore dhe dalluese qe ofron ky program.
Gjithashtu programi ofron nje tjeter mundesi lehtesuese per te gjithe subjektet tregtare te cilat jane te detyruara te dorezojne nje kopje te Librit te shitjeve dhe blerjeve prane Organeve Tatimore. Me ane te klikimit te nje butoni, perdoruesi do te kete mundesine te transferoje te dhenat perkatese mbi shitjet dhe blerjet per nje periudhe te caktuar nga programi aktual drejt programit -EXCEL- dhe ruajtjen e ketyre te dhenave ne formatin e kerkuar (CSV) nga Organet Tatimore.