DATECH është një kompani me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.) me qendër në qytetin e Tiranës. Aktiviteti i DATECH është i bazuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe kryesisht në:
- 
    shërbime konsulence 
- 
    krijimin e zgjidhjeve nëpërmjet mjeteve programuese 
- 
    zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit 
- 
    hedhjen dhe përpunimin në sasi të mëdha të të dhënave (data entry) 
- 
    krijimin dhe shitjen e programeve aplikative (softëare) të gatshëm për tu instaluar 
Klientët tanë janë struktura shtetërore që përbëhen nga Ministri dhe Agjensi të ndryshme Shtetërore, si edhe shumë kompani private. Aktiviteti ynë ëshë i përqëndruar kryesisht në Tiranë dhe është duke u përhapur gradualisht në të gjithë vendin. Stafi i DATECH përfshin dhe kombinon profesionistë me eksperiencë dhe të rinj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe përbëhet nga:
- 
    Analistë Sistemi 
- 
    Menaxherë Projektesh 
- 
    Inxhinierë Informatike 
- 
    Administratorë Sistemi 
- 
    Programistë 
gjithashtu edhe konsulentë me njohuri nga fusha të ndryshme si:
- 
    Administrim Financiar 
- 
    Burimet Njerëzore 
- 
    Drejtësia 
- 
    Shëndetësia 
- 
    Pasuritë e Paluajtëshme, etj 
Qëllimi i DATECH është që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë imazhin e tij nëpërmjet:
- 
    krijimit, prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve me një cilësi të lartë 
- 
    përmirësimit për të kënaqur për dëshirat e klientëve 
- 
    referimit drejt Standarteve Botërore 
Ne ndjekim vizionin tonë për të qënë kompania Nr. 1 në tregun Shqiptar nepermjet përmirësimit te sistemeve tona menaxhuese dhe duke vazhduar të jemi fleksibël ndaj ndryshimeve që ndodhin në mjedisin e biznesit. Ne gjithashtu, përpiqemi të ndërtojmë suksesin tonë të tashëm dhe të ardhshëm në burimet e aftësisë tonë njerëzore dhe në bashkëpunimin me klientët dhe partnerët tanë.


 
 
   
   
